Xhabir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Çdo vepër e mirë është sadaka (lëmoshë)."
Sahih - Transmetojnë Buhariu nga hadithi i Xhabirit dhe Muslimi nga hadithi i Hudhejfes
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se çdo vepër e mirë dhe dobi për të tjerët, qoftë me fjalë, qoftë me vepër, është sadaka (lëmoshë) dhe për të ka shpërblim.
Mësime nga hadithi
Hadithi tregon se sadakaja nuk kufizohet në atë që njeriu e jep nga pasuria e tij, por çdo të mirë që e vepron një njeri (besimtar), e thotë ose ia ofron ndokujt tjetër.
Ky hadith është inkurajim për të bërë mirë dhe çdo gjë që u sjell dobi të tjerëve.
Mosnënçmimi i ndonjë gjëje të mirë, edhe po qe e paktë.