Abdullah ibën Selami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: "Kur Profeti ﷺ erdhi në Medinë, njerëzit nxituan ta takonin. Njerëzit thoshin: "I Dërguari i Allahut ﷺ ka ardhur! I Dërguari i Allahut ﷺ ka ardhur! I Dërguari i Allahut ﷺ ka ardhur!" Tri herë. Vajta te njerëzit për ta parë dhe ja, kur pashë qartë fytyrën e tij, e kuptova se fytyra e tij nuk ishte fytyrë gënjeshtari. Gjëja e parë që e dëgjova të thoshte ishte: “O ju njerëz, përhapeni selamin (përshëndetjen islame mes jush), ushqeni të tjerët, mbani lidhjet farefisnore dhe faluni natën kur njerëzit janë në gjumë do të hyni në Xhenet të qetë." Sahih - Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi
explain-icon

Shpjegimi

Kur Profeti ﷺ vajti në Medinë dhe njerëzit e panë, nxituan drejt tij. Prej të tillëve ishte edhe hebreu, Abdullah ibën Selami. Kur e pa, e kuptoi se fytyra e tij nuk ishte fytyrë gënjeshtari, për shkak të dritës, bukurisë dhe dinjitetit të sinqertë që shfaqej. Gjëja e parë që e dëgjoi prej Profetit ﷺ ishte inkurajimi për të vepruar disa vepra, që janë shkak për të hyrë në Xhenet. Prej tyre: E para: Përhapja e përshëndetjes islame (Es selamu alejkum), shfaqja dhe shtimi i saj sa më shumë ndaj atyre që i njohim dhe nuk i njohim. E dyta: Ushqimi dhënë të tjerëve, përmes sadakasë, dhuratave dhe mikpritjes. E treta: Mbajtja e lidhjeve farefisnore me ata që ke lidhje gjaku dhe afërsie, nga ana e babait dhe nënës. E katërta: Namazi vullnetar, namazi i natës, kur njerëzit janë në gjumë.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Është e preferuar që përshëndetja islame të përhapet në mesin e muslimanëve, e, sa u përket jomuslimanëve, atyre nuk u japim selam të parët: nëse na japin duke na thënë: "Es Selam alejkum", ua kthejmë: "Ue alejkum."