explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ ka udhëzuar t'i qasemi adhurimit dhe të kapemi fort për të në kohë trazirash, fitnesh, vrasjesh dhe gjatë kaosit. Ai ka sqaruar se shpërblimi për një adhurim të tillë është si shpërblimi i atij që ka bërë hixhret (migruar) te Profeti ﷺ, pasi në këto kohë njerëzit zakonisht janë të pakujdesshëm ndaj adhurimit dhe të shpërqendruar nga ai, e ata që i përkushtohen adhurimit janë të paktë.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Inkurajimi për adhurim dhe kthim tek Allahu i Lartësuar në kohë sprovash, si një mjet mbrojtjeje nga sprovat dhe ruajtjeje nga prishja.
  • Sqarimi i vlerës së adhurimit në kohë sprovash dhe kur njerëzit janë të përgjumuar.
  • Muslimani duhet të shmanget nga vendet e sprovave dhe përgjumjes (gafletit).