explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se, kushdo që i shkëput (lidhjet farefsinore) me të afërmit e tij, të cilat i ka obligim t'i mbajë, ose i lëndon dhe u bën keq, meriton të mos hyjë në Xhenet.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Shkëputja e lidhjeve farefisnore është prej mëkateve të mëdha.
  • Lidhjet familjare janë sipas asaj që dihet zakonisht (në një popull) dhe ndryshojnë sipas vendeve, kohëve dhe njerëzve.
  • Mbajtja e lidhjeve familjare bëhet nëpërmjet vizitës, lëmoshës, mirësjelljes ndaj tyre, vizitës së të sëmurëve, urdhërimit për të mirë, ndalimit të së keqes e kështu me radhë.
  • Kur shkëputja e lidhjeve farefisnore të jetë me ndokënd që është më i afërm, atëherë edhe (pesha) e mëkatit është më e madhe.