explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ lajmëroi për disa njerëz që i përdorin pasuritë e muslimanëve padrejtësisht dhe i marrin ato pa hak. Ky është një kuptim i përgjithshëm i pasurisë, për sa i përket grumbullimit dhe fitimit të saj në mënyrë të paligjshme dhe shpenzimit të saj në vende të gabuara. Këtu përfshihet ngrënia e pasurisë së jetimëve dhe pasurisë së institucionit të vakëfit. Gjithashtu përfshihet mohimi i amaneteve dhe marrja padrejtësisht nga fondet publike. Më pas Profeti ﷺ lajmëroi se të tillët do të dënohen me zjarr në Ditën e Kiametit.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Pasuria që është në duart e njerëzve është pasuri e Allahut. Ai i ka caktuar ata për ta shpenzuar në mënyra të ligjshme dhe për të shmangur përdorimin e saj në mënyrë të paligjshme. Ky është i përgjithshëm (si vendim), për udhëheqësit dhe për njerëzit e tjerë.
  • Feja është treguar rigoroze në lidhje me pasuritë publike dhe se kujtdo që i besohet ndonjë prej tyre do të japë llogari në Ditën e Kiametit për mbledhjen dhe shpenzimin e tyre.
  • Ky kërcënim i përfshin ata që e përdorin pasurinë në mënyrë të paligjshme, qoftë e tyre, qoftë e dikujt tjetër.