Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se është e ndaluar sharja e të vdekurve dhe cenimi i nderit të tyre dhe se kjo është një nga veset. Ata tashmë kanë arritur te veprat që kanë punuar, qofshin të mira, qofshin të këqija, si dhe kjo sharje nuk u arrin atyre, por përkundrazi i lëndon të gjallët (nga familjarët e miqtë e tyre).