Një njeri erdhi te Profeti ﷺ dhe tha: “Es Selamu alejkum!”. Ai ia ktheu selamin, pastaj njeriu u ul. Profeti ﷺ tha: “I janë shkruar dhjetë të mira.” Pastaj erdhi një tjetër dhe tha: “Es Selamu alejkum ue rahmetullah!”. Ai ia ktheu selamin, pastaj (njeriu) u ul. Profeti ﷺ tha: “I janë shkruar njëzet të mira.” Pastaj erdhi i treti dhe tha: “Es Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu!”. Ai ia ktheu selamin, pastaj (njeriu) u ul. Profeti ﷺ tha: “I janë shkruar tridhjetë të mira." Domethënë, për çdo fjalë llogariten dhjetë vepra të mira.