explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith për gjëra, të cilave, nëse u përmbahet muslimani, ka për të hyrë në Xhenet: E para: ruajtja e gjuhës nga të folurit e gjërave që e hidhërojnë Allahun e Lartësuar. E dyta: ruajtja e organit intim nga rënia në kurvëri. I përmendi këta dy organe, sepse përmes tyre më së shumti bëhet mëkat.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Ruajtja e gjuhës dhe organtit intim janë shkak për të hyrë në Xhenet.
  • Profeti ﷺ e veçoi gjuhën dhe organin intim, sepse këto janë burim fatkeqësish për njeriun në këtë botë dhe në botën tjetër.