Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se Allahu i Lartësuar u thotë banorëve të Xhenetit teksa janë aty: "O banorë të Xhenetit!", sakaq ata i përgjigjen Atij duke i thënë: "Të përgjigjemi me kënaqësi, o Zoti ynë!" Allahu u thotë: "A jeni të kënaqur?" - Po, jemi të kënaqur. E si të mos jemi të kënaqur kur na ke dhënë atë që s'i ke dhënë askujt tjetër prej krijesave të Tua? - thonë ata. Allahu u thotë: "A t'ju shpërblejmë me diçka më të mirë sesa kjo?" - E cila gjë është më e mirë sesa kjo, o Zot? - thonë ata. Kështu, Allahu u thotë: "Do ta lëshoj mbi ju përherë kënaqësinë Time dhe kurrë s'do të hidhërohem me ju."