Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) ka thënë: Gjithçka që dëgjoja nga i Dërguari i Allahut ﷺ e shkruaja për ta ruajtur me shkrim, por disa nga kurejshët më ndaluan e më thanë: "I Dërguari i Allahut ﷺ është njeri që flet në gjendje kënaqësie e hidhërimi dhe mund të gabojë", kështu që ndalova së shkruari. Kështu, i tregova Profetit ﷺ se çfarë thanë, e ai bëri me gisht nga goja e tij dhe tha: "Shkruaj se, pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, nuk del asgjë prej saj, përveç së vërtetës në çdo situatë; qoftë kënaqësi, qoftë zemërim! Allahu i Lartësuar për Profetin e Tij ﷺ thotë: "Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij." (En Nexhm, 3-4)