Një grup njerëzish shkuan te Profeti (paqja qoftë mbi të!) dhe kur mbërritën tek ai, e lavdëruan me disa fjalë që ai (paqja qoftë mbi të!) nuk i pëlqeu. Ata i thanë: "Ti je zotëria ynë" Ai (paqja qoftë mbi të!) tha: "Zotëria është Allahu!" Atij i takon zotërimi dhe sundimi i plotë mbi krijesat e Tij, ndërsa krijesat janë robërit e Tij. Ata i thanë: "Ti je më i virtytshmi ndër ne." D.m.th. më i larti ndër ne në pozitë, në fisnikëri dhe në veçori. Dhe: "Ti je më superiori ndër ne." Domethënë: ti je më superiori ndër ne, në bamirësi, në madhështi dhe në pozitë. Pastaj Profeti (paqja qoftë mbi të!) i këshilloi që të thonin fjalët e tyre të zakonshme dhe të mos viheshin në siklet në përzgjedhjen e fjalëve, si dhe të bënin kujdes gjithashtu që djalli të mos i shtynte drejt ekstremizmit dhe kalimit të caqeve, duke rënë në gjëra të paligjshme si shirku dhe mjetet që të çojnë në shirk.