Profeti ﷺ në këtë hadith na njofton se tërë umeti i tij do të hyjnë në Xhenet, përveç atyre që refuzojnë! Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) pyetën: "Kush refuzon, o i Dërguari i Allahut?!" Kësisoj Profeti ﷺ iu përgjigj atyre: "Kushdo që i nënshtrohet, e pason dhe i bindet Profetit ﷺ, do të hyjë në Xhenet. Sa i përket atij që nuk iu bind dhe nuk iu nënshtrua fesë, në fakt ai refuzoi të hyjë në Xhenet me veprat e tij të këqija.