Profeti ﷺ na urdhëron në këtë hadith që të kumtohet dituria prej tij, qoftë nga Kurani, qoftë nga Suneti, edhe nëse është diçka e vogël, bie fjala, një ajet nga Kurani ose një hadith, me kusht që ai ta dijë atë që po e kumton dhe thërret në të. Më pas Profeti ﷺ sqaroi se nuk ka të keqe që të transmetohen gojëdhënat e benu israilëve se çfarë u ndodhi atyre, por që nuk bien ndesh me sheriatin tonë. E më pas tërhoqi vërejtjen që të mos gënjehet për të dhe se ai që gënjen për të qëllimisht, le të përgatitet për ulësen e tij në Zjarr.