Semura ibn Xhundebi dhe Mugira ibn Shube (Allahu qoftë i kënaqur me të dytë!) transmetojnë se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ai që tregon një hadith nga unë që duket se është gënjeshtër, llogaritet njëri prej dy gënjeshtarëve."
Sahih - رواه مسلم في مقدمته
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se kushdo që citon një hadith prej tij, ndërkohë ai e di, mendon ose mendon se ka shumë të ngjarë që ai të jetë gënjeshtër kundër tij ﷺ, atëherë cituesi është bashkëpjesëmarrës me atë që e filloi këtë gënjeshtër.
Mësime nga hadithi
Verifikimi i haditheve të transmetuara nga Profeti ﷺ dhe vërtetimi i saktësisë së tyre para se të transmetohen.
Përshkrimin si gënjeshtar e merr çdokush që shpik gënjeshtrën dhe ata që e transmetojnë dhe e përhapin atë midis njerëzve.
Është haram të transmetohet hadithi i shpikur (ar. meudu) për atë që e di se është i tillë ose që mendon se ka shumë të ngjarë të jetë i shpikur, përveç nëse është për të tërhequr vërejtjen kundër tij.