explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na lajmëron se thashethemxhiu, - ai që i bart fjalët mes njerëzve me qëllim të prishjes mes tyre, - është meritor të ndëshkohet, që të mos hyjë në Xhenet.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Thashethemet (ar. en nemimeh) janë prej mëkateve të mëdha.
  • Ndalimi i thashethemeve, për shkak se përmes tyre shkaktohet prishje dhe dëm midis individëve dhe grupeve.