explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se, ai që gënjen qëllimisht për të, duke i atribuuar ndonjë fjalë ose veprim në mënyrë të gënjeshtërt, atëherë i tilli në botën tjetër do të ketë një vend në Zjarr, si ndëshkim për gënjeshtrën ndaj tij.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Gënjeshtra ndaj Profetit ﷺ me dashje e qëllimisht është shkak për të hyrë në Zjarr.
  • Gënjeshtra ndaj Profetit ﷺ nuk është njësoj si të gënjesh ndaj të gjithë njerëzve të tjerë, për shkak të të këqijave të mëdha që rezultojnë në fe dhe në këtë botë.
  • Paralajmërim kundër përhapjes së haditheve përpara se të verifikohet dhe të vërtetohet saktësia e atribuimit të tyre Profetit ﷺ.