Profeti ﷺ ishte i ulur në mesin e shokëve të tij dhe tha: "Kjo është koha kur njerëzve u ngrihet dhe u hiqet dituria." Zijad ibn Lebid Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u habit dhe e pyeti Profetin ﷺ: Si mund të ngrihet e të humbet dituria, kur ne kemi lexuar Kuran dhe e kemi mësuar përmendsh?! Pasha Allahun, ne do ta lexojmë dhe do t'ua mësojmë grave dhe fëmijëve tanë dhe fëmijët tanë do t'ua mësojnë fëmijëve të tyre. Profeti ﷺ i tha i habitur: "Të humbtë nëna, o Zijad! Unë të numëroja si një nga dijetarët e banorëve të Medinës!" Pastaj Profeti ﷺ ia sqaroi se humbja e diturisë nuk është duke e humbur (harruar) Kuranin, por humbja e diturisë do të thotë të humbet jetësimi i tij. Ja, këta janë Tevrati dhe Ungjilli te hebrenjtë dhe te të krishterët, mirëpo, nuk u ka sjellë dobi, as nuk kanë përfituar nga qëllimi (i zbritjes së) tyre, që është jetësimi i asaj që e mësuan.