Besimtari pyetet në varr nga dy melekët e ngarkuar për ta bërë këtë. Ata quhen "Munkeri dhe Nekiri". Emrat e tyre përmenden në disa hadithe profetike. Ai deklaron se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut. Profeti ﷺ tregoi se kjo është fjala e qëndrueshme, për të cilën Allahu thotë: “Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër...” (Ibrahim, 27)