explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregoi se do të na caktohen prijës, disa vepra të të cilëve i dimë, sepse janë në përputhje me atë që njihet nga feja, si dhe mohojmë disa prej tyre, për shkak se bien ndesh me fenë. Ai që e urren të keqen me zemrën e tij dhe nuk mund ta ndryshojë është i liruar nga mëkati dhe hipokrizia, ndërsa ai që mund ta ndryshojë atë me dorën ose gjuhën e tij dhe ua tërheq vërejtjen për këtë, atëherë ai është i liruar nga mëkati dhe pjesëmarrja në të. Por, ai që është i kënaqur me veprimet e tyre dhe i pason, do të shkatërrohet ashtu siç u shkatërruan ata. Pastaj e pyetën Profetin ﷺ: "A nuk duhet t'i luftojmë prijësit që i kanë këto cilësi?" Ai i ndaloi dhe tha: "Jo, përderisa e falin namazin mes jush."

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Një nga treguesit e profecisë së Pejgamberit ﷺ është se atij i tregoi Allahu për gjërat e fshehta që do të ndodhnin në të ardhmen dhe ato ndodhnin mu ashtu siç i tregonte ai.
  • Nuk lejohet të kënaqurit me të keqen e as pjesëmarrja në të. Ajo duhet të kundërshtohet.
  • Nëse prijësit shpikin gjëra që bien ndesh me fenë, nuk lejohet t'u bindemi në këtë gjë.
  • Nuk lejohet rebelimi kundër prijësve muslimanë, për shkak të dëmit, gjakderdhjes dhe humbjes së sigurisë që do të rezultojë si pasojë e kësaj. Më e lehtë është t'i durosh të këqijat e prijësve mëkatarë dhe të jesh i durueshëm për dëmin që ata e shkaktojnë (sesa të rebelohesh).
  • Namazi ka pozitë madhështore dhe është dallues mes kufrit dhe Islamit.