explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se, nëse muslimanët janë pajtuar të caktojnë një kalif të caktuar dhe janë një bashkësi e dikush dëshiron të shkarkojë kalifin për të cilin janë pajtuar ose dëshiron t'i përçajë muslimanët në më shumë se një xhemat, është detyrë e tyrja ta ndalojnë e ta luftojnë, për të shmangur kështu të keqen e tij dhe për të parandaluar derdhjen e gjakut të muslimanëve.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Është detyrë dëgjimi dhe bindja ndaj prijësit të muslimanëve në gjërat që nuk përbëjnë mëkat dhe është i ndaluar rebelimi kundër tij.
  • Kushdo që rebelohet kundër prijësit të muslimanëve dhe xhematit të tyre, duhet të luftohet, pavarësisht nga pozita e tij: qoftë famë, qoftë prejardhje.
  • Inkurajimi që muslimanët të bashkohen dhe të qëndrojnë larg përçarjes dhe mospajtimeve.