Profeti ﷺ e mori besën nga sahabët për t'iu nënshtruar prijësve dhe sundimtarëve (muslimanë) në kohë të qeta dhe të vështira; në kohë mirëqenieje e varfërie, pavarësisht nëse urdhrat e tyre janë të dëshirueshme apo të papëlqyera për shpirtin. Madje, edhe nëse sundimtarët padrejtësisht bëhen hisetarë mbi nënshtetasit në pasurinë publike, pozitat ose gjëra të tjera është obligim që ata të dëgjohen dhe t'i binden në mirësi (e jo në mëkat). Gjithashtu, nuk duhet të bëjnë kryengritje kundër tyre, sepse trazia dhe dëmi që shkaktohen duke luftuar ndaj tyre është më i madh dhe më i rëndë se dëmi që ka ndodhur për shkak të padrejtësisë së tyre. Po ashtu ia dhanë besën se do ta thonë të vërtetën në çdo vend që janë, duke e bërë këtë sinqerisht për Allahun dhe të mos kenë frikë nga ata që i qortojnë.