Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se, kush refuzon t'i bindet prijësit dhe largohet nga muslimanët e unifikuar (në të vërtetën) për t'ia dhënë besën prijësit dhe vdes në këtë gjendje, duke refuzuar dhe duke qenë larg bindjes, vdes sikur ata të periudhës së injorancës (para se të vinte Profeti), të cilët nuk i bindeshin asnjë prijësi dhe nuk i bashkoheshin asnjë grupi të vetëm, por, përkundrazi, ishin sekte dhe banda që luftonin njëra-tjetrën. Po ashtu Profeti ﷺ tregoi se, kushdo që lufton nën një flamur, në të cilin nuk mund të dallohet e vërteta nga e pavërteta, si dhe zemërohet nga fanatizmi për popullin ose fisin e tij, e jo për ta mbështetur fenë dhe të vërtetën, rrjedhimisht lufton nga fanatizmi e pa mprehtësi dhe dituri, nëse vritet në këtë gjendje, atëherë do të jetë vrasje si në periudhën e injorancës. Kushdo që rebelohet kundër umetit (islam) të Profetit ﷺ, e kështu i lufton të devotshmit dhe të prishurit nga umeti i tij; nuk e çan kokën se çfarë bën e nuk i frikësohet dënimit për vrasjen e besimtarëve; nuk i përmbahet besëlidhjes me jobesimtarët ose prijësit, por, përkundrazi, e thyen besëlidhjen e tyre, atëherë ky veprim është një nga mëkatet e mëdha, rrjedhimisht kushdo që e bën këtë, e meriton këtë kërcënim të rëndë.