Profeti (paqja qoftë mbi të!) na njofton se kur muslimani falet me xhemat, namazi i tij është njëzet e ca herë më i mirë se namazi që ai fal në shtëpinë e tij apo në tregun e tij. Mandej ai (paqja qoftë mbi të!) përmendi dhe arsyen e kësaj, e cila është se kur njeriu merr abdes duke e plotësuar mirë atë dhe më pas niset për në xhami vetëm me qëllimin e faljes së namazit, saherë që të hedhë një hap i lartësohet një gradë dhe i fshihet një gabim. Dhe kur hyn në xhami dhe ulet për të pritur namazin, ai merr shpërblimin e namazit për sa kohë që e pret namazin. Ndërkohë melaiket luten për të, derisa të jetë në vendin e tij ku është falur. Ato thonë: "O Allah, fale atë! O Allah, mëshiroje atë! O Allah, pranoja pendimin!" Melaiket vazhdojnë të luten për të, derisa ai nuk e prish abdesin dhe nuk i lëndon njerëzit apo melaiket.