Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se safat (rreshtat) më të mirë për burrat në namaz, më të shpërblyerit dhe më me vlerë janë të parët, për shkak të afërsisë së tyre me imamin, dëgjimit të leximit të tij dhe largësisë së tyre nga gratë. Ndërkaq, safat më të këqij, më të pashpërblyeshëm dhe më me pak vlerë e më së largu nga ajo që kërkohet fetarisht janë të fundit. Safat më të mirë për femrat janë të fundit, sepse janë më të fshehtë për to dhe më larg nga përzierja me burrat, shikimi i tyre dhe sprovimi me ta, ndërsa më të këqijtë janë të parët, për shkak të afërsisë me burrat dhe ekspozimit ndaj fitneve (sprovave).