Profeti ﷺ e ndaloi atë që ha hudhra ose qepë, që të shkojë në xhami, në mënyrë që të mos i pengojë e shqetësojë vëllezërit e tij, që marrin pjesë në namazin me xhemat për shkak të erës së tyre. Ky ndalim është për shkak të evitimit të shqetësimit të xhematit në xhami, jo për shkak të ngrënies së tyre, pasi hudhrat dhe qepët janë ushqime të lejuara. Një herë Profetit ﷺ i sollën një enë me bishtaja (të gatuara). Me t'i nuhatur erën e tyre u njoftua për përbërësit, kësisoj nuk i hëngri dhe ia afroi enën disave prej shokëve të tij që të hanin prej saj. Për këtë arsye, njëri prej tyre hezitoi të hante, nga dëshira për të ndjekur shembullin e tij. Kur Profeti ﷺ e pa këtë, tha: "Ha, sepse unë flas me melekët përmes shpalljes." Profeti ﷺ njoftoi se melekët shqetësohen dhe irritohen nga erërat e pakëndshme, ashtu siç shqetësohen edhe njerëzit prej tyre.