Një ditë Profeti ﷺ e fali namazin e sabahut dhe pyeti: "A ishte filani i pranishëm me ne në këtë namaz?" Sahabët thanë: "Jo." Pastaj tha: A ishte i pranishëm filani? - një personit tjetër. Ata thanë: "Jo." Kështu, Profeti ﷺ tha: "Namazi i sabahut dhe i akshamit janë namazet më të vështira për hipokritët, sepse mbizotëron dembelizmi gjatë kryerjes së tyre dhe për shkak se nuk arrihet dëshira e njeriut që këtë vepër ta bëjë për ta parë të tjerët, meqë nuk mund të shihen në errësirë." Sikur ta dinit, o besimtarë, shpërblimin shtesë që e arrini në namazin e sabahut dhe të jacisë, - sepse shpërblimi është në varësi të vështirësisë, - do të vinit për t'i kryer edhe zvarrë gjunjazi. Rreshti i parë në afërsinë e tyre me imamin është si rreshti i melekëve në afërsinë e tyre me Allahun e Lartësuar. Sikur besimtarët ta dinin se çfarë vlere ka rreshti i parë, do të garonin për të. Namazi i një njeriu me një tjetër është më i madh në shpërblim dhe më me ndikim sesa namazi që e fal i vetëm, si dhe namazi i tij me dy njerëz të tjerë është më i mirë sesa me një njeri. Namazi në të cilin ka shumë namazfalës është më i dashur dhe më me vlerë tek Allahu.