Profeti ﷺ në këtë hadith e përgëzoi atë që shkon në xhami për adhurim, për nxënie të diturisë, ose për çdo qëllim tjetër të mirë në çdo kohë, qoftë në mëngjes ose në mbrëmje, duke thënë se Allahu i ka përgatitur një vend dhe një mikpritje në Xhenet, çdoherë që ai shkon në xhami, qoftë natën apo ditën.