explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se Allahu i Lartësuar i do disa nga robërit e Tij, e prej tyre janë: i devotshmi, respektivisht ai që i kryen urdhrat e Allahut dhe largohet prej ndalesave të Tij. Gjithashtu e do të pasurin, respektivisht atë që vetëmjaftohet me Allahun kundrejt njerëzve dhe nuk i kushton vëmendje askujt nga ata. Po ashtu e do të fshehurin, respektivisht modestin, atë që e adhuron Zotin e tij, atë që është i zënë me atë që i sjell dobi, që nuk i intereson që dikush ta njohë ose të flasë për të me lavdërim e falënderim.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Sqarimi i disa cilësive që rezultojnë që Allahu t'i dojë robërit e Tij, të cilat janë: devotshmëria, modestia dhe kënaqësia me atë që Allahu ka ndarë (dhe caktuar për robin).