Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ua mësoi përshkrimin e abdesit të Profetit ﷺ sipas një metode praktike, që të jetë më i kuptueshëm. Ai kërkoi një enë me ujë (për të marrë abdes), kështu që e derdhi (ujin nga ena) në duart e tij dhe i lau duart tri herë. Më pas e futi dorën e tij të djathtë në enë, ku mori ujë, e shpëlau gojën dhe e nxori ujin jashtë. Pastaj e tërhoqi me frymëmarrjen e tij ujin për te hunda, e më pas e nxori ujin jashtë. Pastaj lau fytyrën dhe duart nga tri herë, përfshirë bërrylat, nga tri herë, i dha mes'h tërë kokës një herë me duar të lagura dhe, fare në fund, lau këmbët, përfshirë edhe thembrat nga tri herë. Kur e përfundoi këtë, i njoftoi se e ka parë Profetin ﷺ duke marrë abdes në këtë formë e pastaj Profeti ﷺ i ka përgëzuar se, atij që merr abdes sikurse ky abdesi im dhe i fal dy rekate, i përkushtuar dhe zemra e tij të jetë e pranishme para Zotit të tij të Lartmadhërishëm, Ai, i Lartësuari, në saje të mirësisë së Tij, do ta shpërblejë për këtë abdes të plotë dhe për këtë namaz të sinqertë duke ia falur mëkatet e së kaluarës.