Ndonjëherë, kur Profeti ﷺ merrte abdes, lante çdo pjesë të abdesit dy herë, kështu që lante fytyrën, - përfshirë shpëlarjen e gojës dhe hundës, - duart dhe këmbët dy herë.
Mësime nga hadithi
Është e detyrueshme larja e gjymtyrëve një herë, e çka shtohet më shumë se kaq është gjë e preferuar.
Është e ligjësuar që ndonjëherë të merret abdes duke i larë gjymtyrët nga dy herë.
Fërkimi i kokës është i ligjësuar të bëhet vetëm një herë.