Abdullah ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e shpjegoi mënyrën e abdesit të Profetit (paqja qoftë mbi të!) duke marrë vetë abdes. Ai kërkoi t'i sillnin një enë të vogël me ujë. Ai e filloi abdesin me shuplakat e tij; e anoi enën nga njëra anë dhe hodhi ujë mbi shuplakat e tij dhe i lau ato tri herë jashtë enës. Pastaj ai e futi dorën në enë dhe mori tre grushta ujë dhe me secilin prej tyre shpëlau gojën dhe lau hundën. Pastaj ai mori ujë me grushta nga ena dhe lau fytyrën tri herë. Pastaj mori përsëri ujë dhe lau duart deri te bërrylat, secilën nga dy herë. Mandej e futi dorën në enë dhe fërkoi kokën me të dyja duart; e nisi nga pjesa e përparme e kokës derisa arriti te pjesa e fillimit të qafës dhe më pas i ktheu duart aty ku e nisi në fillim. Pas kësaj lau këmbët bashkë me nyjat e këmbëve.