Ndonjëherë, kur Profeti ﷺ merrte abdes, lante çdo pjesë të abdesit një herë, kështu që lante fytyrën, - përfshirë shpëlarjen e gojës dhe hundës, - duart dhe këmbët një herë. Kjo është pjesa e detyrueshme.
Mësime nga hadithi
Është e detyrueshme larja e gjymtyrëve një herë, e çka shtohet më shumë se kaq është gjë e preferuar.
Është e ligjësuar që ndonjëherë të merret abdes duke i larë gjymtyrët vetëm nga një herë.
Fërkimi i kokës është i ligjësuar të bëhet vetëm një herë.