Profeti ﷺ u betua se enët e Pellgut të tij në Ditën e Kiametit do të jenë më shumë se numri i yjeve dhe planetëve të qiellit. Kjo shfaqet në një natë të errët dhe pa hënë; sepse në një natë me hënë, yjet nuk duken, sepse janë të mbuluara nga drita e hënës dhe nuk ka re; ngase prania e reve e pengon (njeriun) t'i shohë yjet. Kushdo që pi nga pija që është në enët e Xhenetit, nuk do të ketë kurrë etje dhe kjo do të jetë etja e fundit që do ta përjetojë pirësi. Te Hauzi i Profetit ﷺ rrjedhin dy gryka nga Xheneti; gjerësia e tij dhe gjatësia janë të njëjta. Hauzi është me kënde të barabarta, gjatësia e tij është e barabartë me distancën midis Amanit, i cili është një qytet në Balka të Shamit, deri në Ejlea, që është një qytet i njohur në skaj të Shamit. Uji i Hauzit është më i bardhë se qumështi dhe shija e tij është më e ëmbël se mjalti.