explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se zjarri i kësaj bote është një e shtatëdhjeta pjesë e zjarrit të Xhehenemit. Zjarri i botës tjetër është gjashtëdhjetë e nëntë herë më i nxehtë se nxehtësia e zjarrit të kësaj bote, ku secila hise e tij është e barabartë me nxehtësinë e zjarrit të kësaj bote. Dikush tha: "O i Dërguari i Allahut, zjarri i kësaj bote do të mjaftonte për t'i dënuar ata që futen në të!" Ai tha: "Zjarri i Xhehenemit është gjashtëdhjetë e nëntë herë më i nxehtë. Secila hise ka nxehtësinë e zjarrit të kësaj bote.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Paralajmërim për Zjarrin, që njerëzit të rrinë larg veprimeve që çojnë drejt tij.
  • Madhësia e zjarrit të Xhehenemit dhe ndëshkimit të tij, si dhe nxhehtësia e tij e madhe.