Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se Allahu do të zgjedhë - do të shpëtojë një njeri nga umeti i tij para të gjitha krijesave në Ditën e Llogarisë, kështu që ai do të thirret që të japë llogari. Atij ia paraqet nëntëdhjetë e nëntë regjistra, të cilët janë fletushka të veprave të tij të këqija që i bënte në këtë botë dhe gjatësia e çdo regjistri është aq e gjatë sa mund të shikojë syri. Pastaj Allahu i Lartmadhëruar thotë: "A mohon diçka prej asaj që është shkruar në këta regjistra?" A të kanë bërë padrejtësi melekët e Mi shkruajtës e ruajtës?" Ky njeri thotë: "Jo, o Zoti im!" Pastaj Allahu i Lartmadhëruar i thotë: "A ke arsyetim për veprat që i ke bërë në këtë botë, fjala vjen, mos i ke bërë me harresë, gabimisht ose nga padituria. Ky njeri thotë: "Jo, o Zot! Nuk kam kurrfarë arsyetimi." Atëherë Allahu i Lartmadhëruar i thotë: "Në të vërtetë, ti ke një të mirë te Ne, e në këtë ditë nuk të bëhet padrejtësi." Kështu, nxirret një skedë, në të cilën shkruan: "Eshhedu en la ilahe il-lallah, ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue rasuluhu - Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush me të drejtë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Allahut." Allahu i Lartmadhërishëm i thotë këtij njeriu: "Sille peshoren tënde!" Ky njeri i habitur thotë: "O Zot! Sa do të peshojë kjo skedë përballë këtyre regjistrave?!" Allahu i Lartmadhëruar i thotë: "Nuk do të të bëhet padrejtësi." Pastaj vendosen regjistrat (me gjynahe) në njërën anë të peshores dhe kjo skedë në anën tjetër, ndërsa fluturon dhe rëndon ana në të cilën është skeda, kështu që Allahu e fal.