Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se në Ditën e Kiametit do të jetë te Hauzi i tij, në mënyrë që t'i shohë kush nga umeti i tij do të shkojë te Hauzi. Afër Profetit ﷺ disa njerëz do të pengohen, ndërsa ai do të thotë: "O Zot, ata janë me mua dhe të umetit tim!" Atëherë i thuhet: "A e di se çfarë bënë ata pas teje? Pasha Allahun, ata e kthyen shpinën dhe e braktisën fenë e tyre, prandaj nuk janë prej teje e as prej umetit tënd."