Profeti ﷺ në këtë hadith u tregoi shokëve të tij për Dexhalin, karakteristikat dhe shenjat e tij, gjëra që asnjë pejgamber para tij nuk i kishte treguar. Ndër këto gjëra janë: Ai është i verbër në njërin sy. Allahu do t'ia mundësojë që të ketë me vete diçka që i ngjason xhenetit dhe zjarrit, sipas asaj që shihet me sy. Por, xheneti i tij është zjarr dhe zjarri i tij është xhenet. Kushdo që i bindet, do ta fusë në këtë xhenet, sipas asaj që shohin njerëzit, por ai në fakt është zjarr i përcëllues, sikundër që, kushdo që nuk i bindet, do të futet në zjarr, sipas asaj që shohin njerëzit, por, në fakt, është xhenet i këndshëm. Pastaj Profeti ﷺ na tërhoqi vërejtjen nga sprova e Dexhalit, ashtu siç pati bërë Nuhu me popullin e vet.