explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon për njerëzit më të këqij, që janë ata të cilët do t'i arrijë Kiameti të gjallë dhe ata që i marrin varret si vendfalje: falen në to dhe në drejtim të tyre.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Është e ndaluar që xhamitë të ndërtohen mbi varre, sepse kjo është një shteg drejt shirkut (idhujtarisë).
  • Ndalohet falja e namazit në varre, edhe nëse nuk ka ndërtim mbi to, sepse xhamia është një nocion që nënkupton vendin e sexhdes, edhe nëse nuk ka asnjë ndërtim në të.
  • Kushdo që i shndërron varret e njerëzve të mirë në xhami - faltore për t'u falur në to është nga njerëzit më të këqij, edhe nëse pretendon se qëllimi i tij është që t'i afrohet Allahut.