I Dërguari i Allahut ﷺ në këtë hadith na tregon ilaçin efektiv ndaj pyetjeve që shejtani ia pëshpërit besimtarit. Pastaj shejtani i thotë: "Kush e krijoi këtë? Kush e krijoi atë? Kush e krijoi Qiellin? Kush e krijoi Tokën?" Besimtari i përgjigjet i shtyrë nga feja, natyrshmëria e pandryshuar dhe arsyeja (e shëndoshë), duke thënë: "Allahu." Por, shejtani nuk ndalet në këtë pikë të pëshpëritjes (vesveseve), por, përkundrazi, vazhdon derisa të thotë: "Kush e krijoi Zotin tënd?" Pastaj besimtari ia pengon këtë pëshpëritje (vesvese) me tri gjëra: Me besimin në Allahun. Me kërkimin mbrojtje prej Allahut kundër shejtanit. Duke u ndaluar dhe duke mos ua vënë veshin pëshpëritjeve (vesveseve).