Nuk ishte pjesë e sjelljes së Profetit ﷺ të fliste fjalë të ndyta ose të bënte vepra të ndyta. Ai as që synonte një gjë të tillë, sepse kishte sjellje shumë fisnike. Profeti ﷺ thoshte: "Më i miri prej jush tek Allahu është ai që e ka sjelljen më të mirë, e kjo arrihet duke bërë mirë, duke qenë i i buzëqeshur, duke e larguar dëmin nga të tjerët dhe duke e duruar dëmin që mund të ta shkaktojnë, si dhe duke u përzier me njerëzit në formë të mirë.