Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar mirësinë në çdo çështje. Mirësia nënkupton që robin ta shoqërojë në vazhdimësi ndjenja se Allahu e vëzhgon gjatë adhurimit të Tij, kur bën hair, kur t'ua largojnë ndonjë dëmtim krijesave. Këtu bëjnë pjesë edhe vrasja e therja. Mirësia gjatë vrasjes sipas kisasit (ligjit të barazisë në ndëshkim) është që gjatë implementimit të këtij ndëshkimi të zgjidhet mënyra më e lehtë, më e butë dhe më e shpejtë për atë që ekzekutohet. Mirësia gjatë therjes është që të tregohet i butë ndaj bagëtisë, fillimisht duke mprehur mirë thikën, por të mos e mprehë atë para bagëtisë, si dhe të mos e shohin therjen bagëtitë e tjera.