Në këtë hadith, Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka ndaluar nga katër gjëra: 1. Gruaja e ka të ndaluar të ndërmarrë një udhëtim dyditor pa burrin e saj apo pa dikë nga familjarët e saj, nga ata të cilët e kanë të ndaluar kategorikisht të martohen me të, si: i biri, i ati, djali i vëllait, djali i motrës, xhaxhai, daja etj. 2. E ka bërë të ndaluar agjërimin e ditës së festës të fitrit dhe të ditës së festës të kurbanit, qoftë agjërim zotimi, vullnetar apo shpagimi. 3. E ka ndaluar namazin vullnetar pas namazit të ikindisë, derisa të perëndojë dielli dhe pasi të agojë, derisa të lindë dielli. 4. E ka ndaluar që të ndërmerret udhëtim i gjatë drejt një vendi, duke besuar se ai ka një mirësi të veçantë apo se shpërblimi në të është shumëfish, përveç këtyre tri xhamive; Xhamia e Shenjtë, Xhamia e Pejgamberit dhe Xhamia e Aksasë. Kësisoj, nuk ndërmerret udhëtim i gjatë drejt vendeve të tjera për t'u falur në to, veç këtyre tri xhamive, ngase vetëm në këto tri xhami shumëfishohet shpërblimi.