Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se dynjaja dhe ajo që gjendet në të është diçka që përmes saj arrihet kënaqësi për një kohë dhe pastaj kalon, por kënaqësia më e mirë e saj është gruaja e devotshme, të cilën, kur e shikon, e gëzon; kur e urdhëron, i bindet, e, kur nuk është i pranishëm, e ruan nderin dhe pasurinë e tij.