Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: Profeti ﷺ lutej dhe thoshte: “Allahume, inni eudhu bike min adhabil-kabri, ve min adhabin-nari, ve min fitnetil-mahja vel-memat, ve min fitnetil-mesihid-dexhal!" - "(O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi në varr dhe dënimi në Zjarr! Kërkoj mbrojtjen Tënde nga sprova e jetës dhe e vdekjes, si dhe nga sprova e mesihut Dexhall!" Në transmetimin e Muslimit qëndron: “Pasi të përfundoni leximin e teshehudit të fundit, kërkoni mbrojtjen e Allahut nga katër gjëra: 1. Nga dënimi i Xhehenemit. 2. Nga dënimi në varr. 3. Nga sprova e jetës dhe vdekjes, dhe 4. Nga e keqja e sprovës së Dexhallit.” Sahih - Muttefek alejhi
explain-icon

Shpjegimi

Para se Profeti ﷺ ta përfundonte teshehudin e fundit, i kërkonte mbrojtje Allahut që ta ruante nga katër gjëra dhe na urdhëroi edhe ne të bëjmë një gjë të tillë. E para: Nga dënimi i varrit. E dyta: Nga dënimi i Zjarrit, që është në Ditën e Kiametit. E treta: Nga sprova e kësaj jete, si: epshet e ndaluara të kësaj bote dhe nga dyshimet lajthitëse, si dhe nga sprova e vdekjes, respektivisht çasti para vdekjes, që të mos largohemi nga Islami ose Suneti ose nga sprova e varrit, siç është pyetja e dy melekëve. E katërta: Sprova e mesihut Dexhall, që do të shfaqet në fund të kohës, para Kiametit, me të cilin Allahu do t'i sprovojë robërit e Tij. Profeti ﷺ e veçoi me përmendje, për shkak të fitnes (sprovës) dhe devijimit të madh që ua bën të tjerëve.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Kjo lutje kërkimstrehimi është një nga lutjet më të rëndësishme dhe më gjithëpërfshirëse, sepse përfshin kërkimstrehimin (tek Allahu) që të na mbrojë nga të këqijat e kësaj bote dhe të botës tjetër.
  • Pohimi dhe vërtetimi i dënimit të varrit dhe se ai është hak (i vërtetë).
  • Rreziku i fitneve (sprovave) dhe rëndësia e kërkimit të ndihmës së Allahut dhe lutjes drejtuar Atij që të na shpëtojë prej tyre.
  • Pohimi se Dexhalli do të dalë dhe se fitneja (sprova) e tij është e madhe.
  • Thënia e kësaj lutjeje është e rekomanduar pas teshehudit të fundit.
  • Pas veprës së mirë është e rekomanduar të bëhet lutje.