Aishja dhe Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) na tregojnë se, kur Profetit ﷺ i afrua vdekja, vendosi një copë pëlhure në fytyrën e tij, e, kur e kishte të vështirë frymëmarrjen për shkak të agonisë së vdekjes, e hoqi nga fytyra dhe në atë gjendje të rëndë tha: "Allahu i mallkoftë hebrenjtë e të krishterët dhe i dëboftë nga mëshira e Tij, për shkak se ndërtuan xhami mbi varret e profetëve të tyre!" Sikur të mos ishte kjo çështje e rrezikshme, nuk do të përmendte një gjë të tillë në këtë gjendje, prandaj Profeti ﷺ e ndaloi umetin e tij që të mos u shëmbëllejnë atyre në këtë vepër, sepse është një vepër e hebrenjve dhe e të krishterëve, dhe se është shteg që çon drejt shirkut ndaj Allahut të Lartmadhëruar.