explain-icon

Shpjegimi

Një burrë e pyeti Profetin ﷺ për dy veçoritë: atë që e shkakton hyrjen në Xhenet dhe atë që e shkakton hyrjen në Zjarr? Kështu, Profeti ﷺ iu përgjigj: "Veçoria që shkakton hyrjen në Xhenet është që njeriu të vdesë duke e adhuruar vetëm Allahun dhe duke mos i bërë shok Atij. Ndërkaq, veçoria që shkakton hyrjen në Zjarr është që një person të vdesë duke i bërë shok Allahut diçka, kështu që i bën Allahut të barabartë e të ngjashëm ndokënd në të drejtën e Tij për t'u adhuruar, në zotrueshmërinë e Tij ose në emrat dhe cilësitë e Tij.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Vlera e teuhidit (monoteizmit) dhe se kushdo që vdes si besimtar, duke mos i bërë shok Allahut, do të hyjë në Xhenet.
  • Rreziku i shirkut (idhujtarisë) dhe se kushdo që vdes duke i bërë shok Allahut, do të hyjë në Xhehenem.
  • Monoteistët mëkatarë janë nën dëshirën dhe vullnetin e Allahut: nëse do, i ndëshkon, e, nëse do, i fal dhe pastaj fundin do ta kenë në Xhenet.