explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se Allahu ia ka falur umetit të tij tri gjëra: E para: Gjërat e bëra gabimisht. Pra, ato gjëra që janë bërë nga ata pa qëllim, d.m.th. kur muslimani synon me veprimin e tij diçka, mirëpo ndodh diçka tjetër nga ajo që ai kishte synuar. E dyta: Gjërat e bëra nga harresa. Si rasti i një muslimani i cili e di diçka, por në momentin e veprimit e harron. Në këtë rast nuk ngarkohet me mëkat. E treta: Gjërat e bëra me detyrim. Njeriu mund të detyrohet të bëjë diçka që nuk e dëshiron, duke mos pasur mundësi ta shmangë imponimin, në këtë rast ai nuk ngarkohet me mëkat. Këtu duhet sqaruar se konteksti i hadithit lidhet me detyrimet e robit ndaj Zotit të tij në rastin kur vepron një gjë të ndaluar. E, sa i përket rastit kur ai lë një urdhëresë nga harresa, ai nuk lirohet nga ajo urdhëresë. Po ashtu, nëse nga një veprim i tij shkaktohet një krim ndaj krijesave, ai nuk lirohet nga detyrimet që ka ndaj tyre. drejta e tyre, si p.sh. nëse dikush vret dikënd gabimisht, ai duhet të paguajë gjakun e viktimës, ose nëse dëmton një makinë gabimisht, ai duhet të paguajë dëmin.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Mëshira e gjerë e Allahut të Lartësuar dhe butësia e Tij ndaj robërve të Tij, duke ua hequr atyre barrën e mëkatit nëse bëjnë ndonjë mëkat në njërin nga këto tri raste.
  • Mirësia e Allahut ndaj Profetit Muhamed ﷺ dhe umetit të tij.
  • Lirimi nga mëkati nuk nënkupton lirim nga ligji apo nga përgjegjësia. Për shembull, kush e harron abdesin dhe falet duke menduar se është me abdes, nuk ka mëkat për këtë, por ai duhet të marrë abdes dhe ta përsërisë namazin.
  • Për lirimin nga mëkati në rastin kur detyrohet nga dikush (arb. ikrah), patjetër duhet të plotësohen disa kushte, si për shembull që detyruesi të jetë i aftë ta zbatojë kërcënimin.