explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se Allahu i Lartmadhëruar thotë: "Unë aspak nuk kam nevojë për ortak." Ai është i Vetëmjaftueshëm kundrejt çdo gjëje. Nëse njeriu bën një akt adhurimi dhe e bën për Allahun a për dikë tjetër, atëherë Allahu do ta braktisë atë dhe nuk do t'ia pranojë, si dhe do t'ia kthejë mbrapsht vepruesit atë që e ka bërë. Është obligim që vepra të bëhet sinqerisht për Allahun e Lartësuar, sepse Ai i pranon vetëm ato vepra që janë të sinqerta për fytyrën e Tij fisnike.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Paralajmërim kundër shirkut (idhujtarisë) me të gjitha format e tij dhe se ai është pengesë për pranimin e veprës.
  • Kur robi ia kujton vetes vetëmjaftueshmërinë dhe madhështinë e Allahut, kjo i ndihmon që veprën ta bëjë sinqerisht për Të.