explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith i inkurajon muslimanët që të mos vdesin ndryshe, veçse duke pasur mendim të mirë ndaj Allahut, duke bërë që shpresa në mëshirën dhe faljen e Tij të mbizotërojë në momentet e fundit të jetës. Kjo, sepse frika është e nevojshme për përmirësimin e veprave, por momenti i vdekjes nuk është kohë për kryerjen e veprave. Prandaj, në këtë gjendje kërkohet që shpresa të mbizotërojë.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Përkushtimi i fortë i Profetit ﷺ për udhëzimin e umetit të tij dhe dhembshuria e tij e thellë ndaj tyre në çdo gjendje; madje edhe në sëmundjen e tij të fundit, ai vazhdonte ta këshillonte umetin dhe ta udhëzonte drejt shkaqeve të shpëtimit.
  • Tibiu ka thënë: "Kryeni vepra të mira tani, që të keni mendim të mirë ndaj Allahut në momentin e vdekjes, sepse ata që kanë vepra të këqija, kanë mendim të keq daj Allahut në çastin e vdekjes."
  • Gjendja më e përsosur e robërve është të kenë një ekuilibër mes shpresës dhe frikës, ndërsa dashuria të mbizotërojë, sepse dashuria është si mjeti transportus (që e bart njeriun), shpresa është ajo që e udhëheqë, ndërsa frika është shtytësi. E Allahu është Ai që e çon njeriun në destinacionin e tij, përmes mirësisë dhe bujarisë së Tij.
  • Kushdo që është pranë një personi në gjendje vdekjeje, duhet ta ndihmojë atë të ketë shpresë dhe mendim të mirë ndaj Allahut, siç thotë ky hadith se Profeti ﷺ e tha këtë tri ditë para se të vdiste.