explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ ndaloi që muslimani të thotë gjatë të folurit të tij: “Siç dëshiron Allahu dhe siç dëshiron filani!" Ose: "Siç dëshiron Allahu dhe filani!!" Kjo është për shkak se dëshira dhe vullneti i Allahut janë absolut, ku askush nuk është bashkëpjesëmarrës me Të në to. Kur të përdoret lidhëza "dhe" - (ar. ve), lë për të kuptuar bashkëpjesëmarrjen e ndokujt me Allahun ose barazimin mes tyre. Por, të thotë: "Siç dëshiron Allahu, pastaj siç dëshiron filani!" Kësisoj, dëshirën e njeriut e bën pasuese të dëshirës së Allahut, me ndajfoljen "pastaj", - (ar. thumme), në vend të lidhëzës "dhe", për faktin se ndajfolja "pastaj" tregon për diçka që vjen dhe e pason një gjë më pas.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Është haram të thuhet: “Çfarë dëshiroi Allahu dhe deshe ti!” e shprehje të ngjashme që tregojnë lidhjen me emrin e Allahut përmes lidhëzës “dhe”, sepse kjo është formë shirku (idhujtarie) në shprehje dhe në fjalë.
  • Është e lejuar të thuhet: “Siç dëshiron Allahu e pastaj siç dëshiron ti!", dhe shprehje të ngjashme që tregojnë lidhjen me emrin e Allahut përmes ndajfoljes "pastaj", sepse kështu e ndaluara mënjanohet.
  • Pohimi i dëshirës së Allahut dhe pohimi i dëshirës së njeriut dhe se dëshira e këtij të fundit është pasuese e dëshirës së Allahut të Lartësuar.
  • Është e ndaluar që njerëzit të bëhen ortakë me Allahun në dëshirën e Tij, qoftë dhe verbalisht.
  • Nëse ai që e barazon dëshirën e Allahut me dëshirën e ndonjë krijese në të shprehur beson se dëshira e njeriut është sikurse dëshira e Allahut të Lartmadhëruar, respektivisht e barabartë me të në gjithëpërfshirje e përgjithësim, ose se njeriu ka dëshirë të pavarur, atëherë kjo është shirk i madh, e, nëse beson se është poshtë kësaj, atëherë është shirk i vogël.